GJIROKASTRËS Ç’I PANË SYTË! Përmbytja “apokaliptike” e qytetit të gurtë mbi kodër

Gjirokastra u gdhi nën baltë e rrëmujë, pasi vërshimet e ujit  morën para makina, biznese dhe shtëpi, ndërsa mbushën rrugët me gurë e inerte. Përmbytja la pas dëme të mëdha dhe rriti frikën e rrëshqitjeve, ndërsa banorët e ekipet e emergjencës përpiqen të rikthejnë normalitetin

Këto pamje tregojnë vetëm disa nga pasojat e përmbytjes në qytetin e Gjirokastrës, nga vërshimet e frikshme të ujërave mbrëmjen e të martës.

Dhjetra biznese e shtëpi të dëmtuara kryesisht në pjesën e poshtme të qytetit të gurtë.

Ishin mbushur me baltë, inerte dhe makina të dëmtuara.

Rrugët po ashtu, shfaqnin pamje që gati apokaliptike, që për Gjirokastrën  e ndërtuar në kodër, nuk janë aspak të zakonta pas reshjeve të shiut.

Banorët dhe ekipet emergjencave për orë me radhë u angazhuan me lopata e mjete të tjera në një operacion për të zhbllokuar rrugët e pastruar shtëpitë e bizneset.

Ky tregtar thotë se uji i mori 300 mijë euro.

Pastronin e kritikonin.

Pas përmbytjeve në qytet, u rikthye shqetësimi nga rrëshqitjet e në lagjena Cfakë, një fenomen I vjetër dhe shqetësues në disa zona të Gjirokastrës.

Vërshimi I ujërave gjatë natës mori para thuajse gjithëcka gjeti, duke lëvizur edhe mjetet, sic tregon kjo pamje, dhe duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve në disa situata.

Kryebashkiaku Flamur Golemi, thotë se më e keqja duket se ka kaluar.

Ndërsa punohet për rikthimin e normalitetit, sa i përket dëmeve në biznese, kryebashkiaku thotë se vlerësimet e dëmëve I kalojnë një fazë të dytë.

Përgjatë ditës rrëshqitjet e dherave bllokuan lëvizjen në aksin Gjirokastër Kakavijë dhe Gjirokastër Tepelene, ndërsa vështirësi pati edhe në rrugë rurale në të gjithë qarkun.

Problematika pati edhe me furnizimin me energji.

EMISIONET