PAMJET + EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet vlonjati me dy emra
Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Italia, është arrestuar në qytetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Henerik Boba alias Ermal Hitaj, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Firences me 7 vjet e 4 muaj burgim.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit ‘Part OF’, në lagjen 10 korriku në Vlorë.
39-vjeçari është i dënuar nga autoritetet e vendit fqinj për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali.