Lushnje, policia arreston një shtetas për zjarrvënie

Policia e Lushnjes arrestoi një shtetas, si dhe porcedoi np gjendje të lirë një shtetase tjetër me akuzën e zjarrvënies.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi motokorrësja me të cilën punonte në tokën e tij, ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr.
Nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje me bar që ishin brenda stanit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 31 vjeçe, banuese në Golem i Madh, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e saj, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.


