Prej 1 muaji zjarri në vend-grumbullimin e plehrave në Kukës nuk shuhet, ndotje masive në zonë

Prej 1 muaji zjarri në vend-grumbullimin e plehrave në Kukës nuk

Zjarri i rënë në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në qytetin e Kukësit vijon të jetë aktiv edhe në ditën e 31 të tij.

Vatra e zjarrit vijon të çlirojë lëndë helmuese në ajër ndaj popullatës dhe gjallesave, duke shkaktuar një ndotje masive të ajrit nga djegia e plastikës.

Mbetjet urbane për qytetin e Kukësit dhe 4 njësive administrative grumbullohen në një pikë të vetme, tek ajo e Myç Mamëzit.

Vend-grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët në datën 10 gusht, pavarësisht përpjekjeve të zjarrëfikseve të qytetit dhe asaj të ushtrisë shqiptare, flakët nuk u shuan.

EMISIONET