"Ora News në interes të qytetarëve" Luan Baçi: Është goditur fuqishëm nga pushteti i Ramës

Ditën e nesërme është 16 vjetori i Ora  News.

Luan Baçi deputet i PD në tregoi se si e ka parë rrugëtimin e këtij televizioni në këto 16 vite.

Sipas tij Ora News është "një nga mediat më seriozë në vend" që sipas tij ka parë "interesin publik interesin e përgjithshëm të qytetarëve, jo ka qenë dhe arsyeja që është goditur fuqishëm".

Luan Baçi: Një nga mediat më seriozë në vend, më objektive në vend, më të pavaruara, nga mediat që nuk ka parë interesin e qeverisë nga ana financiare por ka parë interesin publik interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Kjo ka qenë dhe arsyeja që është goditur fuqishëm gjatë kësaj periudhe të pushtetit të Ramës deri aty sa të gjithë e kujtojmë që media e Ora News është pushtuar nga forcat speciale me urdhër të ramës, është keqpërdorur është sulmuar fuqishëm. Sot që ne flasim është përsëri nën sekuestro një pjesë e saj. Pra një sulm i paprecedent i qeverisë ndaj medias së lirë ndaj RTV Ora dhe Ora neës. Vlerësim maksimal për një media si Ora News që vë në plan të parë interesin e qytetarëve.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET