"Takimi i Ramës me ish-agjentin e FBI, aferë korruptive", Baçi: Do të dalin prova të tjera
Luan Baçi, deputet i PD tha se përmendja e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish agjentit të FBI "nuk është e rastësishme".
Sipas tij kjo gjë është dhe një mesazh që "këtu ka një aferë korruptive".
Luan Baçi: Përmendja e emrit të kryeministrit shqiptar nuk është e rastësishme. Është një mesazh që jepet se këtu ka një aferë korruptive. Takimet i në Tinanë de në New York janë tërësisht informale. Ardhja e një ish agjenti të FBI lë shumë për të dëshiruar.
Balla tha se e ka takuar zyrtarin e lartë amerikan dhe ka shkëmbyer eksperiencat. Por deputeti Baçi thotë se do të dalin dhe prova të reja.
Luan Baçi:Tashmë dalin dhe politikanë të tjerë të cilët kanë pasur takim me ish agjentin e FBI. Të gjithë nuk ndihemi mirë që kryeministri i vendit tonë ka pasur marrëdhënie të dyshimta me një zyrtar të lartë të FBI që rezulton i korruptuar. Do të dalin dhe prova të tjera. Si kryeministër e ka për detyrë të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime. Marrëdhëniet e tij me të kanë qenë private dhe duke sulmuar opozitën. Kjo është e pamoralshme dhe shpjegon katrautën për eliminismin e opozitës.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.