Romario kundër Ançelotit: Nuk mund të vazhdojë më si trajner i Brazilit

Romario kundër Ançelotit: Nuk mund të vazhdojë më si

Dështimi i Brazilit në Kupën e Botës 2026 ka sjellë kritika të forta ndaj trajnerit Karlo Ançeloti. Pas pritshmërive të mëdha dhe afrimit të tij me shumë bujë, tekniku italian është vendosur në qendër të debatit për paraqitjen e skuadrës.

Një nga zërat më kritikë ka qenë ish-sulmuesi brazilian Romario, i cili kërkon largimin e Ançelotit nga pankina e kombëtares.

Romario ka kritikuar vendimet e trajnerit gjatë turneut, duke u ndalur te mënyra e menaxhimit të formacionit dhe zgjedhjet taktike. Sipas tij, paraqitja e Brazilit në ndeshjen ndaj Norvegjisë ishte e papranueshme dhe trajneri nuk duhet të vazhdojë më në drejtimin e skuadrës.

“Ançeloti nuk mund të vazhdojë më si trajner i Brazilit. Nëse do të isha në krye të federatës, kontrata do të ishte ndërprerë menjëherë”, u shpreh Romario.

Ish-futbollisti kritikoi edhe vendimin për të përdorur Ederson në një pozicion jo të zakonshëm, duke ngritur pikëpyetje mbi zgjedhjet e stafit teknik.

Këto deklarata shtojnë presionin mbi Ançelotin, i cili erdhi në krye të Brazilit me objektivin për ta rikthyer skuadrën te trofetë, por tashmë përballet me kritika pas një rezultati që ka zhgënjyer tifozët brazilianë.

EMISIONET