Nuk ka më bukur, 7 Marsi në Romë festohet me hapjen e shkollës shqipe

Në ditën e Festës së Mësuesit është hapur në Romë Shkolla e gjuhës shqipe "Pranë teje".

Shkolla u inaugurua nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Romë Anila Bitri.

Në aktivitet morën pjesë dhe deputetët e parlamentit shqiptar Ermonela Felaj e Agron Gjekmarkaj.

Shkolla është hapur me kontributin e shoqatës bamirëse shqiptare "Pranë Teje",  e cila kontribon të ndihmojë familjet e emigrantët shqiptarë në vështirësi si në Itali ashtu dhe në Shqipëri.

Të pranishëm në ceremoni ishin nxënës, studentë, të rinj e familje shqiptare që jetojnë në Itali.

Nxënës e studentë recituan poezi të poetevë shqiptarë.

Aktualisht në Itali janë ngritur rreth 60 shkolla të gjuhës shqipe e Ambasada shqiptare në Rome kontribuon në furnizimin e tyre me libra mesimorë në gjuhën shqipe.

EMISIONET