7 marsi sjell buzëqeshje tek nxënësit dhe mësuesit: Lule, ëmbëlsira e dhurata

Lule, ëmbëlsira dhe dhurata të personalizuara zgjodhëm nxënësit për tu dhuruar mësuesve të tyre këtë 7 mars. Arsimtarët thonë se puna e tyre nuk është e lehtë megjithatë periudha e pandemisë për ta ka qenë me e vështira.

Ani Budini, prej 15 vitesh jep mësim në lëndën e Edukimit Fizik.

Çdo mëngjes ajo qëndron te porta e shkollës Servete Maçi për të pritur fëmijët.

Thotë se secili vit ka problematikat e veta, por periudha e pandemisë ishte më e vështira.

"Të gjitha vitet janë të vështira por dhe të bukura. Kemi zgjedh një prpfesion që do ta bëjmë me përkushtim. Pandemia ishte më e vështira," tha ajo.

Me rastin e 7 marsit, ka një urim për të gjithë kolegët, ndërsa kërkon më shumë bashkëpunim nga prindërit.

"Dëshiroj më shumë përkushtim dhe prindërit të jenë m ë bashkëpunues me ne," tha ajo.

Të emocionuar jënë edhe nxënësit të cilët tregojnë se me mësuesit kanë një marrëdhënie shoqërore.

"E kemi pasur që në klasë të parë, e kemi si shoqe.

Asnjehëherë frikë vetëm dashuri," thonë ata.

Disa kanë vendosur t’i dhurojnë mësueses lule dhe ëmbëlsira..

"Kam marrë disa çokollata dhe i kam bvërë dhe një kartolinë ku i kam thënë gëzuar 7 Marsin," thanë ata.

Të tjerë kanë shpenzuar më shumë.

"Një parfum dhe krem për fytyrën. Profesorëve u kam blerë diçka të veçantë, ndërsa mësueseve një lule dekorative. Goxha, më shumë se 3000 lekë," tha një nxënëse. Goxha, më shumë se 3000 lekë.

Por ka edhe nga ata që e kanë lënë për në moment të fundit dhuratën.

Në të githë shqipërinë 7 marsi u kremtua nga 33 mijë mësues.

EMISIONET