Njoftim me rëndësi për emigrantët në pritje të marrjes së dokumentave në Itali

Njoftim me rëndësi për emigrantët në pritje të

Viti pandemik ka krijuar problematika e vështirësi në procesin e leje qëndrimeve për emigrantët në Itali.

Vonesat shumë mujore në marrjen e dokumentave e kriza ekonomike e sipërmarrjes italiane si rrjedha të emergjencës shëndetësore, kanë bërë që mjaft emigrantët të rrezikojnë qëndrimin e tyre në këtë shtet.

Për t'i ardhur në ndihmë  Departamenti i Lirive Civile dhe Emigracionit në Ministrinë e Brendshme Italiane ka firmosur urdhëresën me tregues operativ e lehtësues për emigrantët që janë në pritje të lejeve të qëndrimit.

Urdhëresa me datë 11 maj 2021, sqaron se emigrantët në pritje të marrjes së një leje qëndrimi që vonesat administrative kanë çuar dhe në skadimin kohor të kontratës së punës, mund ta rinovojnë kërkesën e tyre me një kontratë të re pune, qoftë dhe nga një tjetër pronar.

Kjo vlen dhe për ata emigrantë që punojnë në sektorin e bujqësisë e të asistencës familjare. 

Gjithashtu ata emigrantë të cilët kanë humbur vendin e punës e nuk kanë një kontratë pune, mund ta rinovojnë lejen e qëndrimit në Itali me motivin e pritjes për punësim. Kjo leje qëndrimi do të ketë një afat kohor të shkurtër.

Lejet e qëndrimit me motivin e pritjes së punësimit mund të jepen dhe për emigrantët punonjës sezonal.

EMISIONET