Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (27-28 qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Veriore, Lindore dhe zona e Alpeve do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi ere, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, moti do të mbetet shumë i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët. Pasdite priten vranësira të lehta në zonat malore.

Temperaturat do të luhaten nga 19°C deri në 40°C. Era do të fryjë mbi 30 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim të ulët.
Sa i përket kushteve të motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Rajoni i Ballkanit dhe Europa Juglindore do të vijojnë nën ndikimin e valës së të nxehtit, me mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ndërsa Europa Lindore, Alpet dhe pjesë të Europës Qendrore do të kenë vranësira, reshje shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë gjatë paradites. Temperaturat do të variojnë nga 17°C deri në 40°C. Era do të fryjë mbi 35 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
Ky ishte parashikimi I motit për sot dhe nesër ne vend dhe europe. Ju falenderoj për vëmendjen — bashkë mirupafshim!

EMISIONET