Mes tensioneve me David dhe Victoria Beckham, Brooklyn uron me fjalë prekëse vjehrrin e tij Nelson Peltz!

Brooklyn Beckham ka publikuar një mesazh të ngrohtë për vjehrrin e tij, Nelson Peltz, me rastin e 84-vjetorit të lindjes së tij, në një periudhë kur marrëdhënia e tij me prindërit është e tensionuar.
Më 25 qershor, Brooklyn ndau në "Instagram" një fotografi ku shfaqej i përqafuar dhe duke buzëqeshur me vjehrrin e tij.
"Gëzuar ditëlindjen, Nelson. Të dua shumë. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të festoja sot me ty. Faleminderit që je vjehrri më i mirë”, thuhet në mbishkrimin e fotos.
Ky postim vjen në një kohë kur raportet mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, vazhdojnë të jenë të tensionuara.
Për “Ditën e Baballarëve”, David Beckham publikoi në "Instagram" një fotografi me të gjithë fëmijët e tij, ku shkruante: "Të jesh baba është puna më e rëndësishme në jetën time. Ju dua të gjithëve."
Sipas raportimeve të gazetës "The Sun", Brooklyn është zemëruar nga postimet e prindërve të tij në rrjetet sociale. Burime pranë tij pretendojnë se ai ishte i irrituar sepse u kishte kërkuar atyre të mos e etiketonin në publikimet e tyre.

