Një i tretë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, “Big Brother” ruante biznesmenin

Për të kryer vrasjen e Edmond Papës policia ka dyshime se përveç Velos e Bodes, një tjetër person është i përfshirë. Hetusit besojnë se ai ka shërbyer për kordinimin e 2 të tjerëve por edhe për të mbajtur nën mbikqyrje familjarët e Papës. Në hetime është i përfshirë edhe babi i Albanos, polici i komisariatit nr 4, për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e të birit.

Përveç Albano Velos dhe Andrea Bodes, një tjetër person dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Edmond Papës.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor ai ende nuk është identifikuar por për të ka disa dyshime se ka qënë aktiv, vetëm ditën e ngjarjes. Një burim i tha Ora News se ai ka shërbyer për të kordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krah të ndryshëm të rrugës.

Roli i tij besohet të ketë qënë mbajtja nën vëzhgim e banesës dhe familjarët e bisnesmenit nga Saranda.

Nga analizimi i imazheve të kamerave është dalluar Andrea Bode me xhinse blu, xhup të zi, dhe atlete me gomë të bardhë, në momentin që kryen vrasjen e ndërsa rrëth 3 orë më vonë një kamera e ka fiksuar atë më një kostum të kuq në zonën e Astirit.

Prokuroria e Tiranës do kryejë verifikime për efektivin e komisariatit nr.4 Dilaver Velo, babai i Albanos, nëse ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit apo jo, dhe nëse i ka lehtësuar kushtet për tu larguar nga vendi, pas vrasjes.

Referuar sistemit TIMS Albano Velo ka dalë nga territori në datë 10 dhjetor, ku ka shkuar në Firence. Në vendin fqinj ai ka ndenjur vetëm 4 ditë, pasi më datë 14 dhjetor ka hyrë në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit.

Po ashtu ai është larguar 4 ditë pas ngjarjes me drejtim Francën, ku dhe më pas u arrestua, me datën 31 dhjetor sapo mbërrit në Rinas.

Pistë kryesorë është prishja e pazareve të drogës, por Prokuroria po mundohet të sigurojë prova që mund ta lidhin vrasjen e Papës dhe Sadikajn, kjo e fundit e ndeshur më qershor të vitit që lam pas.

EMISIONET