Nis procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon Xhuliano Xhaferraj: U tha se ai më vr*u vëllain, ja çfarë më tha babai i Laertit

Nis procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Laert Haxhiu ka paraqitur një deklaratë me shkrim, përmes së cilës njofton gjykatën se nuk dëshiron të marrë pjesë në procesin gjyqësor.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se pranon të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj. Gjykata bëri me dije se procesi ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Në seancën e sotme janë paraqitur gjithsej 12 dëshmitarë, të cilët pritet të dëshmojnë në kuadër të shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit.

Procesi vijon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata.

Burgjet sjellin si dëshmitar Xhuliano Xhaferrajn.

Gjykata: Në këtë proces keni edhe cilësinë e viktimës. Sot jeni thirrur si dëshmitar ndaj Laert Haxhiut.

Gjykata: A keni qenë më parë i dënuar?

Dëshmitari: Po, për vjedhje.

Gjykata: Po tani?

Dëshmitari: Po, jam në Burgun e Fierit për vjedhje.

Prokurori i SPAK: Zoti Xhuliano, faleminderit që keni ardhur. Ju jeni këtu për të dëshmuar për vrasjen e vëllait tuaj, Fridman Xhaferraj.

Xhuliano Xhaferraj: Isha në burg, më çuan në komisariat dhe më pyetën: “A ke folur, a di gjë?” E verifikuan. Pas disa orësh e gjetën që ishte im vëlla.

Prokurori i SPAK: Të nxorën nga burgu?

Dëshmitari: Atë ditë u lirova me urdhër lirimi, sepse e mbarova dënimin. Nuk kisha marrë vesh gjë. Kur vajta në shtëpi, pashë policët që po bënin kontroll.

Prokurori: Kur u lirove, ku shkove?

Dëshmitari: Te shtëpia e vjehrrit.

Prokurori: A e kishin marrë vesh prindërit?

Dëshmitari: Nuk i kam prindërit.

Prokurori: Po vëllai Fridman ku jetonte?

Dëshmitari: Ai kishte ikur. Më kishte thënë se ishte jashtë. Kisha rreth 20 ditë që më kishte thënë në burg se do të ikte jashtë shtetit, në Itali. Unë isha ndarë dhe isha me fëmijët e me nusen, ndaj ai nuk më tregonte shumë. Ne ishim tre fëmijë: unë, Fridmani dhe Aleksandri. Atij i kishin prerë djemtë biletën dhe në Elbasan ishin ndarë. Ishte bashkë me Lul Spahinë dhe Kristi Bixherin. Këta emra m’i ka thënë vëllai tjetër. Kur Fridmani ishte gjallë, ishte me këta. Vëllai i vogël e la Fridmanin me Lulin dhe Kristin në Elbasan dhe ishte larguar. Fridmani do të ikte në Greqi.

Dëshmitari: Kaq di. Nuk di gjë tjetër, sepse kam qenë në burg.

Prokurori: Kur t’i tha këto vëllai, t’i tha në burg apo te shtëpia e vjehrrit?

Dëshmitari: M’i tha te shtëpia e vjehrrit.

Prokurori: Kush mendon se e vrau vëllain tënd?

Dëshmitari: Nuk e di. Qamili, babai i Laertit, më ka thënë nga afër se ata nuk kishin fare dorë, sepse i kemi tokat afër. Më foli në rrugë dhe më tha: “S’ka dorë djali im.” Unë iu përgjigja: “Nuk di gjë.”

Dëshmitari: Unë e pyeta se çfarë kishte ndodhur, sepse mora vesh që ishte përfolur se kishte qenë me Laertin. Kështu flitej në Lushnjë. Unë nuk di gjë fare.

Dëshmitari: Fjalët në Lushnjë ishin hapur se urdhrin për ta vrarë e kishte dhënë Laerti. Unë kam parë punët e mia.

Nuk më ka kërkuar kurrë ndihmë, shiste vetë (drogë). Nuk ka pasur probleme, e kanë shoqëruar në polici për kundërshtim. Ka bërë burg, ka qenë herën e fundit në Peqin, disa muaj para vrasjes. Qëndroi 11 ditë në burg. Nuk e kam takuar fare. Nuk e di pse është vrarë, me të dëgjuar për armë dhe për drogë ka qenë muhabeti. Nuk jam i sigurt. Artan Tafanin e njoh, e kam pas në burg në 2012 në rrogozhinë. Dilnim me nuset e me kalamajt se vinin njëherësh ma vizitonin. Tafani e ka njohur Fridmanin, e ka patur edhe ai në burg në Rrogozhinë

Kam vite që e njoh Laert Haxhiun. Babi im me Qamilin janë rreth krushqie. Njoh të ëmën e Lartit, të atin. Nuk më ka vizituar asnjë familjarë i Laertit në burg. Unë se mendoj fare që e ka bërë Laerti këtë gjë. Ia kam thënë dhe Qamilit. Vëllai ska bërë ndonjëherë llafe me Laertin. Artan Tafani është përdorues droge, konsumonte të kuqe, edhe jashtë. E kam parë edhe vetë, është përdorues i lëndëve narkotike

EMISIONET