Aplikimet në universitete, Xhelaj zbulon degët që mbyllen më shpejt: Mjekësia, Stomatologjia dhe Arkitektura kryesojnë listën

Procesi i regjistrimit në universitete ka nisur të tregojë tendencat e para të maturantëve, duke nxjerrë në pah degët më të preferuara dhe ato ku konkurrenca është më e ashpër. Ndërkohë që çdo aplikant ka të drejtën e 10 preferencave, gjë që e bën të vështirë parashikimin e saktë të përzgjedhjeve përfundimtare, regjistrimet e shpejta mbeten treguesi kryesor i interesit maksimal nga ana e të rinjve.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora news", ishte Arjan Xhelaj, i cili u shpreh se sipas trendeve aktuale të aplikimeve, degët që plotësojnë kuotat dhe mbyllin regjistrimet që në tre apo katër fazat e para janë mjekësia e përgjithshme, arkitektura dhe stomatologjia. Një fluks i ngjashëm vihet re edhe në fakultetet e inxhinierisë, informatikës dhe infermierisë, të cilat gjithashtu ezaurrojnë vendet e tyre në fazat fillestare. Nga ana tjetër, degë tradicionale si ekonomiku dhe juridiku ofrojnë më shumë mundësi, pasi në to mbeten kuota të lira edhe për raundin e dytë të pranimeve.

" Është e vështirë, domethënë është e vështirë sepse janë 10 preferenca. Dhe në 10 preferenca nuk mund të thuash se cilën nga këto degë ata do të përzgjedhin. Unë mund të them se cilat degë regjistrohen më shpejt maturantët, që do të thosha ku shkojnë regjistrimet më të shpejta, aty është edhe interesi më i madh.

Pak a shumë kjo është që, ti mund të hedhësh 10 preferenca, por degët kryesore të cilat kanë një përkushtueshmëri më të lartë, ato janë dhe degët të cilat fillojnë edhe mbyllin regjistrimet siç e thashë përpara në tre fazat e para, tre-katër fazat e para. Dhe këtu mund të rendis mjekësinë e përgjithshme, arkitekturën, edhe degë si stomatologjia janë shumë të kërkuara. Pastaj degët, kryesisht degët e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës, dhe ato përfundojnë brenda dy-tre fazave të para.

Domethënë do thosha degët e mjekësisë dhe këto përfundojnë shumë shpejt. Një informatika gjithsesi edhe ajo realizohet brenda dy-tre fazave të para, pastaj vijojnë degët e tjera të cilat ka kuota si në raundin e parë, por ngelen kuota dhe në raundin e dytë, ku mund të përmend edhe degë si ekonomiku, juridiku apo degë të tjera. Infermieria gjithmonë është edhe ajo e kërkuar dhe ajo mbaron brenda dy-tre fazave të para të regjistrimeve. Kurse tash të thuash që kjo degë do eci, nuk mund të thuash dot sepse thashë janë 10 preferenca. 

Mbasi mbyllet raundi i parë, jo, nuk shpallen fituesit. Ato universitete të cilat kanë konkurs. Dhe janë shumë universitete që kanë programe me konkurs, këtu mund të përmend mjekësinë e përgjithshme që ka testin online që zhvillohet pranë QSHA-së, kemi arkitekturën që zhvillon një test në një sallë të madhe, ndoshta te Pallati i Kongreseve. Domethënë, kemi sportet, artet, por dhe degë të tjera të cilat kanë konkurs. Maturantët të cilët kanë përzgjedhur degë me konkurs, duhet të bëjnë shumë kujdes sepse për ato degë ku kanë bërë konkurs duhet të shikojnë ato kushtet", u spreh Xhelaj.

Ndiqni intervisën e plotë:

EMISIONET