Nga qelia Erion Veliaj firmos urdhrin për rikthimin e të besuarit të tij, Alban Dokushi si Sekretar i Bashkisë Tiranë

Nga qelia Erion Veliaj firmos urdhrin për rikthimin e të besuarit

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Sipas njoftimit, urdhrat janë protokolluar në Bashki në zbatim të vendimit gjyqësor, i cili ka shpallur të pavlefshme aktet administrative që çuan në largimin e Dokushit nga shërbimi civil.

Dokushi ishte shkarkuar në mars 2025 nga kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, në kulmin e përplasjeve për drejtimin e institucionit pas arrestimit të Veliajt.

Në atë periudhë, në media u raportua gjerësisht se vendimi lidhej me përplasjen mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, vendimi i gjykatës, tashmë i formës së prerë, konfirmon përfundimisht rikthimin e Alban Dokushit në detyrë. Me firmën e Erion Veliajt, procesi hyn në fazën e zbatimit administrativ, duke finalizuar rikthimin e Dokushit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.

EMISIONET