Nga biznesmeni Gjoka, te Bistri e Martinaj/ GJKKO ndërpret seancën, avokatët kërkojnë kohë për dosjen voluminoze

Nga biznesmeni Gjoka, te Bistri e Martinaj/ GJKKO ndërpret seancën,

Avokatët e grupit kriminal që u arrestua nga SPAK dy ditë më parë kanë kërkuar 2 orë kohë për të lexuar dosjen voluminoze prej 110 faqesh, ndërsa Gjykata ka pranuar kërkesën.

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Kujtojmë se policia dy ditë më parë ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

EMISIONET