Në shkollë si emigrantë/ Nxënësit e “14 Nëntorit” në Durrës protestë për mungesën e godinës së shkollës

Nxënës dhe prindët të shkollës “14 Nëntori” në Durrës kanë protestuar të hënën për shkak se shkolla e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe prej atëherë nxënësit enden sa në një shkollë në një tjetër. Nxënësit thanë se mospasja e një shkolle ku të bëjnë mësim të rregullt ka ndikuar edhe në rezultatet e tyre në mësime.

Që prej tërmetit të 2019 nxënësit e shkollës “14 Nëntori” në Durrës, enden klasave të shkollave të tjera!

Duke mos pasur një shkollë të tyre nxënësit dolën në protest të hënën! Sa herë janë interesuar thonë se përgjigja ka qenë e njëjtë!

“Na kanë thënë se shkolla do të bëhet gati shumë shpejt, por nxënësit e kësaj shkolle enden sa në një shkollë në tjetrën sikur të ishin emigrantë të paligjshëm”

Nxënës e prindër, ende nuk e dinë se çfarë do të bëhe me shkollën e tyre e cila ka mbetur e kyqyr!

“Në aspektin teknik nuk kemi kuptuar nëse shkolla do të rindërtohet apo duhet shembur”.

Ata thanë se janë hasur në shumë problem gjatë këtyre viteve.

“Nëse marrja e një vendimi për rindërtimin e shkollës vlen më shumë se e ardhmja dhe edukimi i brezave, atëherë kot e ngrejmë zërin për të drejtat jetike. Të presim që të hedhim edhe pak shtat dhe të përgatitemi për profesionin e emoigrantit”

Nxënësit thanë se do të vijojnë protestën e tyre deri në një përgjigje se çfarë do të ndodhë me shkollën e tyre.

durrës mark brunga nxënës shkollë

EMISIONET