Bashkia Kavajë, 2 tendera me negociim të drejtpërdrejtë. Krrali u jep 99% të fondit kompanive fituese
Bashkia e Kavajës që drejtohet nga Redian Krali, në dhjetor të vitit të shkuar ka dhënë dy tendera me negociim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake, forma këto që janë kritikuar prej organizmave monitoruese. Përpos kësaj, në të dy prokurimet kompanitë fituese kanë kërkuar sa 99% të fondit limit për të realizuar punën.
Bashkia e Kavajës ka bërë dy tendera në dhjetor të vitit të shkuar dhe i ka dhënë me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake të kontratës. Institucioni që drejtohet nga Redjan Krali për dy prokurimet në fjalë ka shpenzuar 138 mijë euro.
Prokurimi për furznisimin me ushqime të kopshteve, çerdheve dhe konviktit i është dhënë kompanisë “BIO TRADE ALBANIA”, e cila kishte kërkuar sa 99% të vlerës së tenderit për të kryer punën për 4 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. Ndërsa tenderi për ndërtimin urës në fshatin Gjoc i Ri në njësinë administrative Helmes i është dhënë bashkimit të operatorëve “NGRACAN 1934” dhe “2Z Konstruksion”, të cilët kanë kërkuar sa 99.9% të vlerës së tenderit për të realizuar punën për 35 ditë që nga nënshkrimi i kontratës.
Të dy prokurimet janë futur në kategorinë e flamurit të kuq edhe nga platforma Open Procurment me arsyetimin se janë procedura me negocim pa shpallje dhe për mungesë të konkurrencës.
Procedurat në fjalë janë tregues se si institucionet në vend vijojnë të bëjnë prokurime me negocim të drejtpërdrejtë, pavarësisht se procedurat e tilla janë kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët dhe nga qeveria.