Në kërkim të vrasësit të biznesmenit Nikulaj, Ora News siguron foton e autorit teksa largohet me motor

Në kërkim të vrasësit të biznesmenit Nikulaj, Ora News

Ora News siguron pamje të reja nga atentati në Shëngjin. Në këtë foto është fiksuar momenti kur autori largohet me motor.

Në foto shihni momentin kur personi që ekzekutoi Ardian Nikulajn ditën e sotme në Shëngjin largohet nga vendi i ngjarjes.

Ai mban veshur një jelek që u përngjan atyre të Policisë Rrugore, dhe largohet i vetëm pasi ka kryer atentatin.

Autori shihet me skafandër në kokë dhe lëviz me një motor me targa EPP 488.

Si ndodhi ngjarja

Ardjan Nikulaj, një biznesmen i njohur dhe politikan lokal në Lezhë u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij në Shëngjin.

Siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë, vrasësi ishte i maskuar dhe qëlloi me plumb në kokë 50 vjeçarin që në zgjedhjet e 14 majit garonte për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës.

Vrasësi mbante në kokë skanfandër dhe fytyrën e fshihte pas një maske kirugjikale anti-Covid, ndërsa veshur një jelek fosforeshent.

50-vjeçari Ardjan Nikulaj ishte i ulur në një tavolinë dhe duket është gjetur i papërgatitur përballë 6 plumbave me pistoletë nga gati 3 metra largësi.

Një goditje në ballë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme në vend.

Në foto është edhe një person i tretë si dëshmitar okular, i cili mund të ketë dëgjuar edhe komunikime nësë ka pasur mes biznesmenit dhe ekzekutorit, por deri më tani nuk ka detaje.

Krimi i rëndë u shënua rreth orës 13:30 në një lokal në shëtitoren e Shëngjinit në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.

Autori i vrasjes sipas dëshmive erdhi nga rruga që të çon në Shkodër dhe u largua në të njejtën rrugë.

Në vendngjarje ekzekutori ende i paidentifikuar veproi i vetëm, por ka dyshime se mund të jenë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Disa orë pas krimit, policia e Lezhës mësohet se kreu kontrolle në tre banesa të familjes Balaj me të cilën familja e Ardian Nikulajt është në hasmëri.

ardian nikulaj

EMISIONET