Ndihet keq dhe sëmuret, vdes gjatë rrugës për në spital i burgosuri 52-vjeçar në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 09:35
Shfaq shqetësime dhe komplikacione shëndetësore në mjediset e burgut të Fierit, ndërron jetë rrugës për në spital një 52-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një infarkt.
Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet, të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.
Por fatkeqësisht 52-vjeçari do të mbërrinte pa shenja jete në spitalin e Fierit.