KPA ndryshon vendimin e KPK, konfirmon prokurorin Bledar Maksuti

KPA ndryshon vendimin e KPK, konfirmon prokurorin Bledar Maksuti

Kolegji i Posaçëm të Apelimit ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Bledar Maksuti.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më datën 16.4.2021, Bledar Maksutin, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

prokurori kpk bledar maksuti kpa prokurori

EMISIONET