Muzeu i Lundrimit në Shkodër, Rama ndan pamjet e projektit: Do të shndërrohet në një destinacion i ri kulturor dhe turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se muzeu do të jetë një hapësirë e dedikuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, duke u shndërruar në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për qytetarët dhe vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Muzeu i Lundrimit është pjesë e projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit në Shkodër, një nga qytetet me historinë më të pasur të lundrimit në Shqipëri.
