Muaji i Ramazanit, Baba Mondi shtron iftar për besimtarët

Komuniteti bektashi me në krye kryegjyshin botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtruan një iftar me rastin e muajit të Ramazanit për besimtarët.

Në fjalën e tij kryegjyshi u shpreh se muaji i Ramazanit është një mundësi për të ndarë vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore.

Të pranishëm në këtë iftar ishin edhe Presidenti Bajram Begaj, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të atashuar në vendin tonë, gazetarë e figura të njohura.

Urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit në këtë darkë e dha edhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, e cila vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri

"Agjerimi i Ramazanit eshte nje kujtese per ne se te gjithe jemi qenie njerezore dhe iftari eshte nje mundesi e shkelyer per t u ulur se bashku. Une vij nga Halfa, nje vend i njohur per pranine e besimeve  te ndryhsme fetare. Edhe ne i respektojme te drejat e njeri-tjetrit, por me duhet ta pranoj se ajo cfare gjeta ne shqiperi eshte shume me shume. Ju jo vetem qe bashkejetoni, por  jetoni ne harmoni."

Komuniteti Bektashi e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit, ku theksohet mesazhi për më shumë harmoni në familje dhe shoqëri.

EMISIONET