Aguero në panik, pëson aritmi gjatë transmetimit direkt, shikoni momentin (VIDEO)

Aguero në panik, pëson aritmi gjatë transmetimit direkt, shikoni

Panik për Sergio Agueron, sulmuesin argjentinas i cili braktisi futbollin për shkak të problemeve në zemër. Ish-bomberi, gjatë një transmetimi live, ngjalli panik tek stafi pasi pati një aritmi duke e reflektuar momentin e vështirë edhe me gjeste.

Shumë shqetësuese pamjet e 34-vjeçarit argjentinas që u tërhoq nga futbolli në vitin 2021. Papritur, Aguero ndali së foluri dhe vendosi dorën mbi gjoks duke marrë frymë me vështirësi.

Prezantuesi i emisionit, Ibai Llanos e pyeti Agueron: Çfarë ke? por dukshëm në vështirësi ish-sulmuesi nuk arriti të përgjigjej në moment dhe me vështirësi i tha: “Mendoj…mendoj se sapo kalova një moment aritmie”.

Më pas ai e pyeti nëse dëshironte të shkonin tek një dokttor, por Aguero shtoi: “Jo jo sepse kam çipin e famshëm që mund të kontrollojë situatën”.

 

EMISIONET