Moti i keq/ Shkodra përfshihet nga reshjet dhe stuhitë! Ja si paraqitet situata në 24 orë e fundit

Moti i keq/ Shkodra përfshihet nga reshjet dhe stuhitë! Ja si

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë vijuar gjatë natës në territorin e Qarkut Shkodër, por pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, deri në orët e para të mëngjesit nuk raportohen problematika serioze nga bashkitë.

Bashkia Shkodër

Gjatë natës janë shënuar reshje shiu dhe erë me shpejtësi të lartë. Administratorët e njësive administrative raportojnë se situata është nën kontroll dhe nuk ka probleme në terren.

Bashkia Malësi e Madhe

Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, herë pas here në formë shtrëngate, por aktualisht nuk janë evidentuar vështirësi apo dëme.

Bashkia Vau Dejës

Territori është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë gjatë gjithë natës. Sipas raportimeve nga administratorët lokalë, nuk ka situata problematike.

Bashkia Pukë

Shiu ka vazhduar me intensitet të qëndrueshëm, por deri në këto momente nuk raportohen probleme.

Bashkia Fushë-Arrëz

Në këtë bashki reshjet kanë qenë të forta gjatë gjithë natës. Në disa fshatra është shënuar ndërprerje e energjisë elektrike. Përveç prezencës së ujit, gurëve dhe dherave në disa rrugë rurale—probleme të ditëve të mëparshme—nuk janë konstatuar situata të reja.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër (DRV)

Sipas informacioneve të fundit, qarkullimi rrugor në të gjithë qarkun vijon normalisht dhe nuk ka bllokime.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës.

EMISIONET