EKSKLUZIVE/ “Ora News” publikon PAMJET e atentatit ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnjë, makina e autorëve e vjedhur 1 vit më parë

Julian Sulo, i cili i shpëtoi atentatit disa ditë më parë në Lushnjë ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. Gjatë asaj ngjarje 45-vjeçari mbeti i plagosur lehtë në këmbë.

Sulo ka deklaruar para policisë se nuk i nihte personat, të cilët e qëlluan dhe se nuk kishte konflikt me askënd. Policia po vijon hetimet mbi rastin. 

“Nuk i njoh personat që më qëlluan, nuk kam konflikt me askënd”, kështu deklaroi Julian Sulo. 

Nga informacionet e deritanishme, mesohet se makina rezulton e vjedhur një vit më parë, po ashtu edhe targat, ndersa janë shoqëruar disa persona dhe kanë marrë disa faktor plotësues në dorë.

 

EKSKLUZIVE/ “Ora News” publikon PAMJET e atentatit ndaj “Julit
Pamje nga atentati

Po ashtu, lidhur me motivet e sulmit të armatosur nga burime mësohet se policia ka dyshime që Sulo ka qenë pjesë apo ka qenë në dijeni të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në disa qytete.

EMISIONET