Mes të arrestuarve shefi i sektorit të krimeve në Lezhë, Kraja: Do i shkojmë në fund, pavarësisht nëse është i fortë apo ka mbështetje

Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit është Leonard Palushi, shef i sektorit të krimeve në qarkun Lezhë më përpara ka qenë dhe shef në policinë e Elbasanit.

Kreu i SPAK u shpreh i rezervuar për të dhënë detaje për arrestimin e tij por tha se “është dhënë masë sigurie arrest me burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”

Kraja u shpreh I vendosur se do I shkojë deri  në fund operacionit.

“Nuk mund të jap emra për personat në kërkim, por të jeni të sigurtë që do i shkojmë deri në fund. Pavarësisht nëse është i fortë apo jo dhe a ka mbështetje apo jo”

 

EMISIONET