Merrnin me qira shtëpi e kultivonin drogë brenda/ Zbardhet e kaluara kriminale 33-vjeçarit vlonjat me 3 emra në Spanjë

Merrnin me qira shtëpi e kultivonin drogë brenda/ Zbardhet e kaluara

Është arrestuar në Vlorë Dienis Haskaj, një 33 vjeçar për të cilin autoritet e drejtësisë Spanjolle kanë lëshuar një masë sigurimi “arrest në burg”.

Sipas një hetimi të kryer nga prokuroria Castellon në Spanjë, Haskaj është pjesë integrale e një grupi shqiptaro-maroken-Spanjoll, që kryen trafikun e kokainës dhe heroinës, hashashit në Spanjë dhe vende të tjera rë europës.

Grupi së fundi kishte gjetur një përhapje të gjerë për sa i përket marjes me qëra të banesave dhe ambjenteve të ndryshme, duke kultivuar lëndën narkotike të hashashit.

Urdhëri i arrestit për vlonjatin Dienis Haskaj, është prerë qysh prej 7 korrikut 2023, ku së bashku me të janë firmosur dhe disa urdhjëra të tjerë për arrestim.

Përveç shpalljen në kërkim të 33-vjeçarit nga Vlora, “Ora News” mëson se në drejtim të Policisë Shqiptare, kanë mbëritur dhe emrat e personave të tjerë, ku kërkohet arrestimi i tyre si të përfshirë në trafik droge.

Mëngjesin e sotëm policia e Vlorës bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e njërit prej tyre, Dienis Haskaj, i cili fshihej në Vlorë duke përdorur dy emra të tjerë si: Dienis Hoxhaj, apo edhe Dienis Jazaj.

Haskaj akuzohet për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e “Castellonit” dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

elton qyno dienis haskaj dienis jazaj dienis hoxhaj

EMISIONET