Vapa "lajthit" shoferët/ Çmenduri me 230 km/h në rrugën Elbasan-Tiranë! Palicia mjaftohet me gjoba për "vrasësit në timon"

Vapa "lajthit" shoferët/ Çmenduri me 230 km/h në

Policia identifikoi përmes pajisjes Polisckan shoferë që shkelën rregullat e qarkullimit gjatë fundjavës duke udhëtuar me shpejtësi.

Në tunelin e Krrabës u konstatua automjet me 194 kilometra në orë dhe shoferi u gjobit me 40 mijë lejë dhe iu zbritën 8 pikë nga leja e drejtimit.

Makinat inteligjente dhe radarët e lëvizshëm, konstatuan një tjetër rast, po në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, me shpejtësi deri në 230 kilometra në orë.

Edhe në këtë rast, 40 mijë lekë gjobë. Në komentin e policisë në fletën e gjobës theksohet se në këtë rast shoferi ka shprehur pëlqimin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, pra 80 mijë.

Policia apelon për më shume kujdes nga drejtuesit e mjeteve si dhe kërkon të respektohen rregullat e qarkullimit.

EMISIONET