Tensione në Rrogozhinë/ Çmendet vëzhguesi, kapet me televizionet, mbyll gazetarët me çelës. Kapet duke fotografuar votën, ndërpritet votimi në qendra
Qytetarët e Rrogozhinës u drejtohen sërish sot, kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.
Në qendrat e votimit do të ketë një kuti votimi dhe zgjedhësit do të votojnë në një fletë.
Ndërkaq si në çdo proces zgjedhor edhe në votimet e kësaj të diele nuk kanë munguar incidentet.
Gazetarja Mola Luku raporton nga Rrogozhina se një grua është kapur duke fotografuar votën e saj, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e procesit të votimit në qendrën 22-32.
Pasi gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin, teksa u ndalua dhe procesi i votimit.
Nazmi Totraku, Kryetari i KZAZ iu kërkoi komisionerëve të paralajmërojnë qytetarët se fotografimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet.
Ndërkaq një incident i rëndë ka ndodhur mes një vëzhguesi në këtë qendër votimit i cili pas debate me operatorët dhe gazetarët në qendrën e votimit.
“Na mbylli me çelës!
Nuk lejon as operatorët dhe ne na ka mbyllur brenda”, raporton gazetarja Mola Luku
Shkak i këtij nervozizmi duket se është bërë prekja e fletëve të votimit nga ana e vëzhguesit.
Për kreun e bashkisë Rrogozhinë garojnë kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi Kolegji Zgjedhor pranoi ripërseritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë.
KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e Memollës me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30, në 21 vota.