Mega-operacioni, mes 43 të arrestuarve 4 vëllezër shqiptarë që ushtronin aktivitetin e drogës në Breshia

Mega-operacioni, mes 43 të arrestuarve 4 vëllezër shqiptarë

Mes 43 të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për tregtinë e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër që banojnë në Palazzolo sull'Oglio, në zonën e Brescias.

Hetimi nisi gjashtë vite më parë, me zbulimin e një çantë shpine me dy kilogramë kokainë, e hedhur nga një makinë me shpejtësi përgjatë autostradës dhe e gjetur nga policia rrugore e cila më pas arrestoi pronarët.

Numri i përgjithshëm është 119 persona të arrestuar dhe 26 të denoncuar dhe pjesa e fundit e megaoperacionit u finalizua mëngjesin e të enjtes me bastisjen në të cilën 43 personat e fundit nën hetim përfunduan në pranga dhe u sekuestruan pasuri me vlerë 4,068,340 euro.

Gico, skuadra elitë e Guardia di Finanza të Brescia-s ndërhyri në operacionin, i cili në vitin 2017 kishte identifikuar dy "fabrika" kokaine dhe heroine në Kremones dhe Milano.

Droga mbërriti e pastër nga Shqipëria dhe më pas pritej dhe shpërndahej në veri të Italisë.

Lënda më pas shitej edhe në zonën e Brescias nëpërmjet një grupi kriminal të përbërë nga katër vëllezër me origjinë shqiptare, në Palazzolo sull'Oglio deri në provincat e Bergamos dhe Milanos.

Për të fshehur substancat, tregtarët e drogës përdornin funde false në makinat me motor të madh: në harkun e rrotave, pas targës dhe një vendstrehim që aktivizohej vetëm me përdorimin e një magneti.

Në total u sekuestruan 120 kilogramë kokainë dhe 15 heroinë shumë e pastër, 92 kilogramë hashash dhe 129 kilogramë marijuanë.

trafik droge shqiperi-itali megaoperacioni

EMISIONET