Mbyllet Gjykata e Laçit, 1600 çështje do të transferohen në Lezhë, paralajmërohet kaos dhe vonesa në drejtësi

Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin do të mbyllet në sajë të hartë së re territoriale. Qytetarët atje u shprehën të shqetësuar për këtë vendim pasi taniëm do të duhet që të udhëtojnë në një tjetër qytet për të zhvilluar gjyqet që i kanë në proces. Ndërkohë kundër vendimit janë edhe avokatët të cilët folën për rritje të kostove të qytetarëve, mbingarkesë të gjyqtarëve dhe vonesa në dhënien e drejtësisë.

Prej 30 vitesh rendet dyerve të gjykatave në kërkim të drejtësisë të cilën nuk e ka gjetur ende, ndërsa me harten e re gjyqësore e ka humbur se çështja e tij do të marrë zgjidhje.

Pashk Nokaj nga Kurbini, thotë se largimi i gjykatës nga kjo zonë është një penalizim që do i bëhet këtij komuniteti me rreth 70-mijë banor. Diçka e tillë do të shtojë vonesat në drejtësi dhe do të sjellë kosto të lartë financiare shprehet qytetari.

"Por unë mendoj largimi i Gjykatës Kurbin në mënyrë administrative është një penalizim që i bëhet këtij komuniteti. Gjyqtarët kanë shumë dosje dhe tani që do të ikin në Lezhë ne do të detyrohemi të shkojmë për një dokument në Lezhë," tha ai.

Prej datës 1 maj të këtij viti, Gjykata e Kurbinit do të zhvendoset në Lezhë, duke ju shtuar plot 1600 çështje, çka pritet të krijohet kaos dhe venonesa në drejtësi, pasi në Gjykatën e Lezhës ambjentet janë teper të kufizuara.

"Punojmë me 30% të kapacietit të gjitha gjykatat. Ky është një problem i madh pasi qyettarët nuk marrin shërbimin në kohë, kanë vonesa, shpenzime më të mëdha por dhe gjykatësit vetë kanë një fluks të dosjeve," tha avokati, Ndre Molla.

Duke parë fluksin e lartë të çështjeve, Dhoma e Vendore e Avokatisë në Lezhë ka propozuar fuksionim e gjykatës me dy dhoma të ndara civile n ë atë penale dhe civile.

Mbyllet Gjykata e Laçit, 1600 çështje do të transferohen

EMISIONET