Mbyllen rubinetat, Durrësi pa ujë/ Ujësjesjellësi: Moti i keq dëmtoi rëndë tubacionin kryesor

Mbyllen rubinetat, Durrësi pa ujë/ Ujësjesjellësi: Moti i

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se për shkak të një difekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe mund te ketë probleme ne furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

"Për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë.

Brigada e avarisë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për riparimin e difektit.

SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme", njofton Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës.

mark brunga durrësi ujë ujësjesjellësi moti i keq

EMISIONET