Mashtrimi me Pyllin Orbital, gazetarja: Ka vetëm 60 mijë pemë, për 2 mln do duhen 200 vite
Gazetarja Arbjona Çibuku e Citizens Channel e ftuar në "Ora e Betit" zbuloi mashtrimin me Pyllin Orbital në Tiranë.
Sipas saj në Pyllin Orbital aktualisht ka 60 mijë pemë dhe jo 1 milion siç pretendon Veliaj. Kjo sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Me këtë ritëm, ajo tha se për 2 mln pemët e planifikuara do të duhen 200 vite.
"Plani Tirana 2030 parashikon ndërtimin e një Pylli Orbital ku deri në 2030 parashikohen të mbyllen 2 mln pemë. Para një muaji Veliaj deklaroi se kemi mbjellur pemën e njëmiliontë. Nga fillimi i planit deri në në 25 janar 2022 ishin mbjellë vetëm 28 mijë pemë. Kërkuam të dimë sa janë mbjellë nga 2022 deri tani dhe ishin mbjellë 60987 pemë. Kemi vetëm 60 mijë pemë në Pyllin Orbital “Metrobosco”. Kërkuam ku ndodhen 240 mijë pemët e tjera. Nuk morëm përgjigje. Me këtë ritëm 2 milion pemët duan 200 vite për të bërë Pyllin Orbital".