Laboratori italian e nxori kryeqytetin ‘blozë, gazetari Taulant Kopliku: Në 8 ditë që kemi bërë matje, 4 kanë qenë me shi

Ndotja e ajrit në Tiranë në nivele kancerogjene. Rezultati vjen nga laboratori i specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, i cili e ka nxjerrë kryeqytetin ‘blozë’.

Gazetari, Taulant Kopliku, pjesë e investigimit të "Piranjave" për këtë çështje zbuloi në "Ora e Betit" se matjet janë bërë në 8 ditë dhe 4 nga këto kanë qenë me shi të dendur.

"Aparaturat u lanë për 8 ditë në muajin prill, në këto 8 ditë në katër ditë ka rënë shi. Ka pasur reshje të forta shiu. Sipas ekspertëve ka një përmirësim të situatës. Në katër ditë nuk është bërë matja e duhur. Në një matje të dytë që mund ta bëjmë në verë mund të ketë një rezultat edhe më kastrofik në Tiranë".

ora e betit ndotja ne tirane

EMISIONET