Eksperti i mjedisit: Trafiku, kontributori kryesor në ndotjen e cilësisë së ajrit në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 22:12
Eksperti i mjedisit Elvis Çela në një intervistë për "Ora e Betit" thotë se trafiku është kontributori kryesor në ndotjen e cilësisë së ajrit në Tiranë.
"Problematike është pjesa e trafikut. Është kontributori kryesor i ndotjes së cilësisë së ajrit në bashkinë e Tiranës".
Ai shton se popullsia dhe mjetet janë shumëfishuar ndërsa ne vazhdojmë dhe ecim në të njëjtat rrugë të shumë viteve më parë.