Masakra me 3 të vrarë dhe 2 të plagosur, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Klos

Masakra para gjimnazit që la pas tre viktima dhe dy të plagosur ka çuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Speciale në Klos. Uniformat blu i druhen një përshkallëzimi të konfliktit mes tre fiseve të përfshira në ngjarje.

Një 39-vjeçar në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij vranë me armë zjarri babë e bir, Kenado Shira, 17 vjeç dhe të atin Ilir Shira 46 vjeç ndërsa plagosën Renato Hasula 14 vjeç dhe babain e tij Eglantin Hasula, 39 vjeç informoi sot policia e qytetit. Dy vëllezërit bashkëpunëtorë u arrestuan ndërsa i dyshuari si autor i masakrës, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë.

Djali 17-vjeçar humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa i ati, Ilir Shira humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë Renato 14 vjeç dhe babai i tij janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Ora News mëson se djali është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa i ati rëndë.

Vrasja që tronditi Klosin ndodhi rreth orës 14:15 minuta (12 tetor 2022) në qendër, përballë gjimnazit të këtij qyteti.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën, ka bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe ka ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera.  

Gjatë kontrollit të zonës, policia informoi se ka arrestuar Fatmir Mjeshtrin 44 vjeç dhe vëllanë e tij, Besnik Mjeshtri bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

 

EMISIONET