“Dua një vajzë, por familja e saj nuk pranon”, legjenda që hapi vrasësi portugez i Nikulajt gjatë qëndrimit në Shqipëri
Policia e Shtetit zbardhi dje vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, e ndodhur në datën 19 Prill në Lezhë, për të cilën u shpallën në kërkim 6 person, 5 prej të cilëve shtetas të huaj. Ekzekutori i Nikulajt sipas të dhënave të policisë është një shtetas portugez, i cili pas vrasjes është larguar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gazetari Blendi Fevziu dha një fakt interesant sa i takon qëndrimit të vrasësit në Shqipëri, ku portugezi kishte hapur një legjendë në zonën ku jetonte këto dy muajt e fundit, sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja. Kjo si një alibi për autorin e krimit të rëndë për të mos ngjallur dyshime tek forcat policore.
“4 britanik dhe 1 portugez, që përfshihen në një vrasje në Shqipëri. Që rrinë dy muaj këtu, vijnë vërdallë. Madje sipas të dhënave që mora unë para emisionit, portugezi kishte hapur edhe një legjendë në zonën ku jetonte.
Sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja, edhe kishte ardhur për një histori dashurie. Në këtë mënyrë e dinte edhe ai që kemi disa probleme paragykimiesh. Kështu që kishte krijuar një histori të tërën për…”, u shpreh Fevziu.
Personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Nikulajt:
Edmond Haxhia
Ruben Saraiva (vrasësi)
Harry Simson
Thomas Mithan
Steven Hunt
Harriet Bridgeman