VIDEO/ Ilir Meta: Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen nga një model i papërgjegjshëm
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot nga Durrësi për zgjedhjet e 14 majit.
Meta deklaron se qytetarët e Durrësit më 14 maj do të kthejnë jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti.
“Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen njëherë e përgjithmonë nga një model i papërgjegjshëm që vuri dorë mbi trashëgiminë historike dhe identitetin e këtij qyteti dhe hapësirat e gjelbra dhe që ia mori frymën Durrësit.
Qytetarët e Durrësit më 14 maj do t’i kthejnë Durrësit jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti, por që ka të bëjë dhe me të drejtat e çdo qytetari të Durrësit.
Durrësi jo vetëm që do jetë krenar për historinë e tij, por Durrësit do të ketë të ardhme edhe për rininë e tij”, shprehet kreu i PL-së Ilir Meta në video-mesazhin e tij nga Durrësi.