MBI 80 VITE NËN UJË/ Dy predha luftarake nxirren nga fundi i detit në Porto-Palermo

Dy predha luftarake të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos janë nxjerrë në sipërfaqe gjatë një operacioni të zhvilluar sot nga polumbarët e bazës ushtarake detare të Pashalimanit.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me ekspertët e Xhenios, Forcën Detare, emergjencat civile dhe përfaqësues të Bashkisë Himarë.
Predhat ndodheshin pranë kalatave ku ankorohen anijet turistike në zonën e Porto-Palermos.
Sipas të dhënave paraprake, ato kanë qëndruar në det për më shumë se 80 vjet, por konsiderohen ende me rrezik potencial nëse aktivizohen.
Pas nxjerrjes në sipërfaqe, predhat janë marrë nga specialistët ushtarakë për t’u transportuar dhe asgjësuar në kushte sigurie.


