Të dielën ishte njoftuar protestë, hiqet porta që bllokonte plazhin në Kakome

Të dielën ishte njoftuar protestë, hiqet porta që bllokonte

Dy ditë përpara protestës së paralajmëruar për të dielën në Kakome, ku pritej pjesëmarrja e mijëra qytetarëve nga mbarë vendi, është hequr porta që prej vitesh kufizonte hyrjen drejt plazhit.

Ky zhvillim vjen pas rreth 20 ditësh protestash dhe reagimesh qytetare në nivel kombëtar kundër asaj që organizatorët e lëvizjes e konsiderojnë përvetësim të pasurive publike e private.

Deri tani nuk dihet se kush ka dhënë urdhrin për largimin e portës, e cila është hequr me ndihmën e një vinçi.

Megjithatë, fakti që kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar po interpretohet nga protestuesit si rezultat i presionit të vazhdueshëm qytetar dhe vëmendjes së shtuar mediatike ndaj çështjes.

Të dielën ishte njoftuar protestë, hiqet porta që bllokonte

Për mbështetësit e kauzës, heqja e pengesës fizike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të aksesit publik në një zonë që prej vitesh ka qenë në qendër të debateve dhe kundërshtive.

 

EMISIONET