Lufta Izrael-Hamas, Topollaj: Izraeli këtë rradhë u provokua rëndë

Diplomati, Spartak Topollaj ishte i ftuar në studionë e lajmeve në Ora News ku foli për luftërat në Gaza dhe në Ukrainë. Topollaj u shpreh se lufta në Gaza mund të zgjasë pas provokimeve të iranit dhe Libanit.

‘’Ndoshta do ishte mirë ta fillonim me përcaktimin konflikt Hamas-Izrael dhe jo Izrael-Hamas sepse Izraeli këtë rradhë u provokua rëndë.

Në një festë papritmas një grup terroristash të Hamasit vranë 1200 persona shumica të rinjë dhe morën pengje. Ishte një akt i rëndë.

Historia e konfliktit Arabo-Izraelit dhe Izraelito-Arab është gati 2 mijë vjecare.

Lufta mund të zgjasë pas provokimeve të Iranit dhe Libanit’’, tha ndër të tjera Topollaj.

EMISIONET