Deputetët përplasen me Gardën, Protestuesit në shesh para Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 17:00
Ndërsa kanë nisur incidentet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët demokratë janë përplasur me rojet e gardës, pas refuzimit për t’i lejuar ligjvënësit e përjashtuar të hyjnë në seancë plenare, pak metra më larg protestuesit janë mbledhur në sheshin para oborrit të Kuvendit të Shqipërisë.
Me pankarta në duar ata kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe me moton: “Demokracisë i dalim Zot!”
Protestuesit shohin në led wall atë që po ndodh në hyrje të Kuvendit ku deputetët nuk lejohet të hyjnë në seancë.