Lela: Rama ka lobuar personalisht te shefja e Reporterëve pa Kufij në Paris për raportin e medias

Lela: Rama ka lobuar personalisht te shefja e Reporterëve pa Kufij në

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela tha se Rama ka lobuar te shefja e Reporterëve pa Kufij.

Ai shtoi se një lobim i tillë i Ramës është reflektuar edhe në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij duke e renditur vendin tonë 7 vende më mirë këtë vit.

Lela: Jam në dijeni të një fakti, edhe pse shumë njerëz do të thonë se është teori konspiracioni, të një takimi të Ramës, ose një lobimi personal të tij në Paris me shefen e Reporterëve pa Kufij, gjë e cila ka përmbysur edhe raportin e tyre.

Reporter pa kufij në vijimësi kanë qenë shumë kritikë në disa raste dhe unë e di për fakt lobimin personal të kryeministrit dhe mesa duket është reflektuar edhe në raportin e këtij viti. Është një rritje dhe një përmirësim me 7 vende gjë të cilën nuk e shohim në realitet.

EMISIONET