Lefter Alla në qeli, Rama e shkarkon nga posti i kryebashkiakut të Bulqizës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2023, 13:42
Është shkarkuar nga detyra kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter alla pasi u arrestua nga SPAK për afera në këtë bashki.
Vendimi është bërë publik ditën e sotme në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi menjëherë për kryebashkiakun që i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.
Vendimi:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.