Vritet me armë zjarri në Shkodër 51-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Anglia
Petrit Vuksani, 51 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër, nga një i afërm të cilit mësohet se i kishte lënë me qira një banesë. Pagesa e qirasë dyshohet se ishte shkaku i krimit, pas të cilit Lekë Vuksani është në arrati.
Ky është si Petrit Vuksani, 51-vjeçari që ekzekutua mesditën e kësaj të marte ne banesën e tij në Shkodër.
Autori i krimit u identifikua pak minuta më vonë si Lek Vuksani, i cili rrinte me qira në banesën e 51-vjeçarit .
Dy burrat, të afërm me njëri-tjetrin, ishin të vetëm kur ndodhi krimi.
Nuk dihet saktë se çfarë ndodhi, por pas debateve Lek Vuksani ka zbrazur ndaj 51-vjeçarit automatikun kallashnikov.
Petrit Vuksani mbeti i vrarë në vend, ndërsa autori mori arratinë.
Burime nga grupi hetimor thanë se shkak i konfliktit që përfundoi në krim janë pikërish lekët e qirasë.
Autori pas krimit besohet se është larguar dejt zonës së Dukagjinit, por kontrollet e policisë po vijojnë edhe në qytet.
Viktima Petrit Vuksani, i cili është baba i dy fëmijëve, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.
Tashmë policia po pyet edhe familjarët e Petrit Vuksanit për konfliktin që kishte me qiramarrësin që e vrau.
Po ashtu në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autori mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar pas krimit.