Kurbin/ Fshati Sanxhak i harruar, mungon instrastruktura dhe uji i pijshëm
Pak kilometra nga Laçi ndodhet fshati Sanxhak. Banorët e zonës kanë denoncuar mungesën e investimeve, ndërsa ata thonë se situata është bërë e papërballueshme. Rruga dhe uji janë dy problematikat emergjente për zonën.
Kjo është gjendja e infrastruktures në lagjen e "Kampit" në Sanxhak të Kurbinit.
Kjo zonë e cila ndodhet në periferi të qytetit të Laçit, nuk ka asnjë ndryshim me ndonjë fshat të thellë malor.
Rrugë të shkatërruara, ujëra të zeza, inerte e mbetje të hedhura në pjesë të ndryshme të lagjes është panorama që të sërviret.
Kjo situatë ka vështiresuar jetesën e banorëve, pasi në kohe me shi lëvizja është mjaft e vështirë, thonë ata.
"Ka 56 vjet që nuk është vënë dorë në këtë rrugë, 600 metra. Kur ka reshje shiu kalojmë në ujë. Nuk përgjigjet njeri."
"Dy lopata dhe nuk janë hedhur, premtime kemi pas, ëdhtë marrë fondi dhe asgjë. Kur bie shi dimrit mbushet plot me ujë."
Në këtë zonë mungon dhe uji i pijshëm.
Premtimet për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme, por asgjë nuk ka ndryshuar përgjatë 30 viteve tregojnë banorët.
"Marrin votat dhe për 4 vjet nuk shihet më."
Në fshatin Sanxhak të Kurbinit jetojnë rreth 1 mijë familje, ku mungesa e investimeve bazë po i përball me vështirësi të shumta.