Peshkarexhat "nën sulm", veliera angleze godet në det "Perëndeshën" shqiptare (FOTO)

Sërish incident në ujërat e Adriatikut. Një velierë angleze ka goditur peshkarexhën shqiptare "Perëndesha" në det të hapur, rreth 15 milje larg bregut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, gjatë udhëtimit të jahtit për në Mal të Zi. Ky është incidenti i dytë në pak orë në Adriatik, pasi më herët një traget përplasi një peshkarexhë tjetër.

Në më pak së 24 orë është shënuar edhe incidenti i dytë në det. Mbrëmjen e së mërkurës një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në Adriatik pranë Durrësit.

Forcat e rojës bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi në det të hapur, por veliera me çift anglez në bord është tërhequr nga vetë anija e peshkimit.

Mësohet se as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë, një çift, që ndodheshin në bordin e velierës “Moon Child” nuk kanë pësuar dëmtime përveç tronditjes nga përplasja.

Veliera ishe nisur nga Korfuzi dhe po lundronte drejt Malit të Zi përpara përplasjes me peshkarexhën “Perëndesha”.

Pas goditjes, kapiteni i peshkarexhës ka njoftuar dispeçerinë e peshkimit për ngjarjen dhe më tej është njoftuar QNOD, ku edhe është organizuar operacioni i kërkim shpëtimit.

Dy mjetet lundruese u përplasën 15 milje larg bregdetit, ndërsa veliera është përplasur në pjesën e bashit me peshkarexhën që kishte dalë për gjueti në det.

Për pasojë kanë pësuar dëme të dyja mjetet.

Një ditë më parë, trageti i linjës Durrës-Bari përplasi dhe përmbyti një peshkarexhë, por anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan mrekullisht nga policia kufitare.

Peshkarexhat "nën sulm", veliera angleze godet në det

peshkarexha

EMISIONET