Kundërshtohet koncesioni i Butrintit, Shoqëria civile protestë kundër menaxhimit të parkut nga privatë
Banorët që ndodhen pranë parkut kombëtar të Butrintit kanë protestuar të premten kundër lënies së një pjesë të parkut nën administrim privat.
Banorët u mbështetën edhe nga ekspertë të mjedisit, ndërsa ata ngritën alarmin se kjo pasuri kombëtare rrezikohet seriozisht.
Lëndia nën administrim e një pjesë të Parkut të Butrintit një fondacioni, po has në kundërshtime të forta nga ekspertët dhe shoqëria civile.
Një grup qytetarësh kanë protestuar këtë të premte, në Butrint.
Ata e quajnë afër korruptime projektin e Ministrisë.
Sipas protestuesve qeveria shqiptare ka detyrë të mbrojë parqet kombëtare dhe jo ti privatizojë ato. Rreth 2 milion euro të ardhura që Parku Kombëtar i Butrintit gjeneron, në vit thonë se janë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e ikonave dhe siteve arkeologjike që Butrinti posedon.
Edhe ekspertë mjedisorë iu bashkuan protestës.
Nga maji deri në tetor Butrinti mirëpret nga 200 deri në 2000 vizitorë në ditë, me një biletë që kushton 1000 lek duke e kthyer atë burim të madh të ardhurash.